Izrael, 20 nëntor 2011, NOA – Rreth 50 aktiviste të të drejtave të njeriut në Izrael janë zhveshur për të protestuar ndaj dënimit që po i jepet një vajzë në Egjipt e cila publikoi në faqen e saj të internetit disa foto nudo.
Aliaa Magda el-Mahdi, vajza nga egjitpi, hodhi në blogun e saj foto nudo ku shkruante e “trupi im më përket vetëm mua”.
Foto e saj u cilësua si fyerje për besimin islam dhe nxitje për seks. Për këtë qëllim disa juristë në Kajro kanë dënuar vajzën 20 vjeçare me 80 goditje kamxhiku.
Protesta e aktivisteve në Izrael kërkon që ku vendim të mos zbatohet, duke e cilësuar vajzën si një viktimë të shoqërisë fetare.
a.k/NOA
Në foto: Aliaa Magda el-Mahdi, vajza që do dënohet sepse hodhi një foto nudo në blog.