English

Tërmeti godet Japoninë

Japoni, 20 nëntor 2011, NOA - Një tërmet i shkallës 5.5 të Rihterit goditi prefekturën Ibaragi në afërsi të Tokios. Sipas televizionit japonez NHK nuk ka pasur menjëherë informata për njerëz të lënduar apo dëmtime materiale.

Tërmeti thuhet se nuk ka pasur ndikim as në uzinën bërthamore-Fukushima, të goditur më parë nga cunami.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se shkalla fillestare e tërmetit të ketë qenë 5.2 shkallë të Rihterit.

Më 11 mars të këtij viti, bregdeti veri-lindor i Japonisë u godit nga cunami dhe tërmeti më i fuqishëm në historinë e vendit, duke shkaktuar katastrofën më të madhe bërthamore në botë që nga kriza e Çernobilit 25 vite më parë.

Si pasojë e ngjarjeve të marsit kishin vdekur ose ishin zhdukur 23 mijë njerëz.

NOA/RFE

KOMENTE