Vdes vajza e “garës” së shpejtësisë ku u përfshi djali i Gramoz Ruçit
Tiranë, 21 Nëntor 2011 NOA - Dy vjet pas shkëputjes, dy miqtë bashkohen për të darkuar dhe për të lënë mënjanë inatet që i kishin shkëputur. Por gjithçka përfundoi tragjikisht pasi makina me te cilin ata po udhëtonin u përplas me një tjetër makinë.
Brunilda Pinderi, 27 vjeçe ndërroi jetë katër orë pas aksidentit ndërsa miku i saj ndodhet në gjendje të rëndë.
Aksidenti ndodhi mbrëmë kur në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit, kur janë përplasur automjetet, tip B.M.V X6, me targa të huaja IKY 3939, që drejtohej (Ledio) Ledian Gramoz Ruçi, 32 vjeç, me automjetin tip Minikuper me targë CG 832 FC, me drejtues Eduart Cani, 34 vjec. Policia mbërriti në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes ndërsa shoqëroi Ledian Ruçin, djalin e deputetit Gramoz Ruçi. ndërkohë që të dëmtuarit u transportuan në Spitalin Ushtarak. e ndërsa priste të mësonte nga mjekët për shëndetin e vajzës së saj, nëna e 27-vjeçares ka nisur një sherr me bashkëshorten e Eduart Canit. Dy femrat janë zënë në spital për shoqërinë e Brunildës me Eduartin të cilët ndodheshin në të njëjtën makinë. Por sherri ka përfunduar pasi mjekët dhanë lajmin se 27-vjeçarja ndërroi jetë.
Lidhur me ngjarjen sot në mëngjes policia dha këtë njoftim zyrtar:
“Mbrëmë, rreth orës 21.15’, në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit, janë përplasur automjetet, tip B.M.V X6, me targa të huaja IKY 3939, me drejtues Ledian Gramoz Ruçi, 32 vjeç, me automjetin tip Minikuper me targë CG 832 FC, me drejtues Eduart Hysen Cani, 34 vjeç.
Si pasojë e këtij aksidenti, janë dëmtuar Pinellopi Stefan Rafti, 18 vjeçe, Brunilda Vladimir Pinderi, 27 vjeçe, e cila në orën 01.00 ndërroi jetë në spital, të cilat ishin pasagjerë në mjetin Minikuper.
Shtetasit e tjerë ndodhen në SQU, jashtë rreziku për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, parashikuar nga neni 290/1 i KP”.
e.t/NOA