Tiranë, 21 nëntor 2011, NOA – Policia e Tiranës arrestoi mbrëmë 73-vjeçarin Islam Hamza Doçi, banues në Tiranë, i cili aksidentoi për vdekje një këmbësor 55-vjeçar, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Arrestimi i Doçit, u krye pasi dje rreth orës 17.15 duke qarkulluar në segmentin rrugor Elbasan - Tiranë, në fshatin Mullet, teksa po drejtonte automjetin e tij tip “Ford” me targa Tr.3691 U, ka aksidentuar për vdekje shtetasin Bilal Selman Gurra, banues në fshatin Gurrë të vogël, në Tiranë, i cili po tentonte të kalonte rrugën nga njëra anë, në tjetrën.
Por, Fordi i ka prerë rrugën në mes, duke e lënë të vdekur në vend këmbësorin.
mit/NOA