English

Bilanc fundviti, rritje të ardhurash dhe portofol të qëndrueshëm kredie në ProCredit Bank

Viti 2011 rezulton të jetë një vit pozitiv për ProCredit Bank që konfirmon konsolidimin e marrëdhënies me klientët, një portofol të qëndrueshëm kredie me një rritje të moderuar dhe depozita në nivele të kënaqshme. Ja analiza e plotë e 2011 prezantuar mediave

Tiranë, 21 Nëntor 2011 NOA - ProCredit Bank bën publike gjatë takimit të hapur me gazetarët e ekonomisë analizën mbi rezultatet financiare të deritanishme dhe prezanton strategjinë e bankës për vitin 2012.

Banka me investitorë gjermanë është krenare të theksojë që vazhdon të identifikohet gjerësisht si njohës i mirë dhe mbështetës i segmentit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, provuar statistikisht me 90% të portofolit të kredisë në kredi biznesi.

Mbi 125.000 klientë besojnë në cilësinë e shërbimeve bankare, sigurinë dhe profesionalizmin e saj kur mendojnë për rritjen e kursimeve të tyre apo kërkojnë një partner kredidhënës.

Shërbimi profesional dhe efektiv i Bankës sigurohet nga mbulimi i vendit me në rrjet prej 40 njësi shërbimi të profilizuara, që kanë për qëllim t’ju gjenden pranë bizneseve dhe individëve në nevojat e tyre për zhvillim.

Më shumë se 35.000 klientë biznesi kanë gjetur tek ProCredit Bank, partnerin e besuar të biznesit falë kompetencës dhe përgjegjshmërisë në këshillimin financiar që ajo ofron. Rezultat i kësaj marrëdhënie është cilësia e portofolit që e radhit atë ndër bankat me portofolin financiar më të shëndetshëm në sistemin bankar përsa i përket kredive me probleme.

Fokusi i Bankës për vitin 2012 shtrihet në forcimin e strukturave kredidhënëse, specifikisht për sektorin strategjik të ekonomisë shqiptare-agrobiznesin dhe zgjerimin e gamës së mbështetjes për bizneset që operojnë në fushën e Eficiencës së Energjisë. ProCredit Bank është e mirëpozicionuar me 33% të portofolit total të sektorit bankar të kredisë agro dhe është pionier në ofrimin e produkteve të Eficiencës së Energjisë që sigurojnë bazën e shfrytëzimit të energjisë së rinovueshme dhe asaj alternative.

Përsa i përket përgjegjësisë sociale, misioni i bankës është dhe do të mbetet zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i vendit.

Banka i përmbahet parimit të dhënies së informacionit transparent si për klientët ashtu edhe për publikun e gjerë dhe evidentohet si aktor i rëndësishëm në rritjen e edukimit financiar të qytetarëve, mbështetjen e grupeve në nevojë, sistemit arsimor publik e veçanërisht iniciativave në mbrojtjen e mjedisit.

e.t/NOA

KOMENTE