Londër, 21 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Richard Branson do të çojë Kate Winslet për të parë Titanikun: këtë herë jo në kinema, por në thellësitë e abiseve ku ndodhi dhe përplasja e famshme me ajsbergun gati 100 vite më parë.
Miliarderi i Virgin ka folur për Mail on Sunday për planin e tij për tu bashkuar me turistët dhe për të paguar 38 mijë sterlina për kokë për tu ngjitur në Atlantik e për të vëzhguar pamjen, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
“Dëshiroj shumë të realizoj diçka të tillë – pohoi ai – Dhe do të doja që Kate të bashkohej me mua në këtë aventurë të paharruar”. r.b/NOA