English

Identifikohet kufoma e gjetur në Fier, i përkiste një pogradecari

Fier, 21 nëntor 2011, NOA – Trupi i pajetë i gjetur sot rreth orës 07.00 të mëngjesit në lagjen “1 Maji”, pranë Poliklinikës së qytetit të Fierit, nga kalimtarë të rastit i përket 22-vjeçarit Andi Hafesllari, informon korrespodenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.

22-vjeçari Hafesllari nuk është banor i Fierit, por ai jeton në Pogradec.

Policia dyshon se viktima ka rënë nga ndonjë lartësi dhe ka gjetur vdekjen.

Megjithatë efektivët e sektorit të Krimeve të Rënda në Policinë e Fierit po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje, ndërsa po zbardhen edhe rrethanat se pse gjendej në Fier i riu Andi Hafesllari.

mit/NOA

KOMENTE