Milano, 21 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Wesley Sneijder nuk do të jetë protagonist në ndeshjen me Trabzonspor.
Holandezi, i cili është dëmtuar në pjesën parapërgatitore të ndeshjes së Interit me Cagliarin, ka pësuar një tërheqje të gradës së dytë në pjesën e kofshës së këmbës së djathtë dhe për këtë arsye do të mungojë në transfertën e Ligës së Kampionëve.
Lojtari i është nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore nga stafi zikaltër dhe mjekët kanë bërë të ditur se Sneijder mund të rikthehet në fushat e blerta vetëm pas 20 ditëve.
Një mungesë e rëndësishme kjo për ekipin e Interit dhe një shqetësim më shumë për teknikun Ranieri, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
r.b/NOA