English

Itali, krim pas sherrit për parkimin, vetëdorëzohet pensionisti

Cremona, 20 nëntor 2011, NOA – Një pensionist 72-vjeçar është dorëzuar në orët e mbrëmjes në policinë e Breschia-s duke deklaruar se e kishte vrarë ai, 76-vjeçarin Guido Gremmi, pas një sherri për një parkim, në Cremona.

72-vjeçari, një ish-sipërmarrës u vetëdorëzua në polici, duke pranuar krimin e kryer.

Hetuesit e ngjarjes kishin mbërritur të zbulonin gjurmët e makinës së tij në vendngjarje, të cilës, i kishin marrë edhe targën.

“E vrava unë”, tha i moshuari, i cili është nën akuzë për vrasje vullnetare.

mit/NOA

KOMENTE