Tel Aviv, 21 nëntor 2011, NOA – Izraeli do të hapë së shpejti ambasadën e tij në Tiranë. Lajmin e mirë ia ka dhënë kryeministrit Sali Berisha, vetë Zv/Kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Avigdor Lieberman, gjatë darkës së mirëseardhjes për nder të Kryeministrit Berisha.
Me rastin e vizitës treditore të zotit Berisha në Izrael, Zv/Kryeministri Avigdor Lieberman shtroi një darkë mirëseardhjeje për nder të delegacionit që e shoqëronte, e cila kaloi në një atmosferë shumë të ngrohtë e miqësore.
Gjatë darkës u vlerësua vizita e Kryeministrit Berisha si një kontribut i rëndësishëm në zgjerimin e marrëdhënieve shumë të mira dhe bashkëpunimit midis dy qeverive e vendeve.
mit/NOA
Në foto: Sali Berisha gjatë darkës së shtruar në Izrael, për nder të tij.