English

Leskaj në KLSH? Paloka: Kandidaturë pozitive

Tiranë, 21 nëntor 2011, NOA – Propozimi i fundit i presidentit të republikës, Bamir Topi për kryetarin e ri të KLSH-së, duket se po merr pëlqimin e demokratëve.

Deputeti Edi Paloka deklaroi sot për mediat se do të ketë një vendim të grupit për Bujar Leskaj, ndërsa vlerësoi figurën e ish deputetit demokrat.

“ Do te ketë një vendim grupi, por personalisht mendoj se Leskaj gëzon respekt dhe vlerësim për kontributin e tij në Partinë Demokratike”, tha Paloka. I pyetur për qëndrimin e opozitës lidhur me ligjet e reja pas situatës së krijuar në Këshillin e Qarkut në Fier, Paloka mohoi se ka paralele

“Votimi i ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave dhe zgjedhjet në këshillat e qarqeve janë dy zhvillime që nuk mund të kushtëzojnë njëra tjetrën”, u shpreh ai. Në seancën e së enjtes pasi komentoi votën e tij kundër kodit detar, kreu i grupit parlamentar socialist Ruçi tha se situata në qarkun e Fierit po çojnë drejt prishjes së marrëveshjes politike të arritur mes mazhorancës dhe opozitës.

a.q/NOA

KOMENTE