English

Libi, arrestohet Senussi, ish-shefi i spiunëve

Tripoli, 20 nëntor 2011, NOA – Ish-shefi i shërbimeve inteligjente të Libisë, Abdallah Al Senussi, i kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare është arrestuar sotjug të Libisë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Senussi u bllokua vetëm një ditë pas arrestimit të të birit të kolonelit libian, Saif al-Islam Gheddafi.

Lajmin e bëri me dije një eksponent i lartë i Këshillit Kombëtar Tranzitor të Libisë. “Abdallah al Senussi u prangos sot në rajonin e Guira-s, në jug të vendit”, deklaroi eksponenti i lartë duke ruajtur anonimatin e tij.

Mandej lajmi u konfirmua edhe nga korrespondenti i televizionit “Libia e Lirë”.

mit/NOA

KOMENTE