English

Miqësia shqiptaro – ruse, përkujtohet gjeniu Lev tolstoi

Berat, 21 nëntor 2011, NOA – Gjeniu i madh i letrave ruse, Leon Tolstoi ishte frymëzim për një takim mbi miqësinë shqiptaro-ruse, i organizuar në bibliotekën “Vexhi Buharaja” të qytetit të Beratit.

Në të këtë takim përkujtues të veprës së Lev Nikolayeviç Tolstoit morën pjesë përfaqësues të qeverisjes lokale, veteranë, pensionistë, e nostalgjikë të kulturës rusë si dhe një i dërguar i ambasadorit rus në vendin tonë, Leonid Grigorievich Abramov.

Përfaqësuesi i ambasadës ruse u shpreh se “Në luftën e përbashkët kundër fashizmit e nazizmit si dhe kapërcimin e Luftës së Dytë Botërore, kemi treguar se ne kemi qenë gjithmonë në krah të njëri tjetrit. Miqësia mes Rusisë dhe Shqipërisë po zhvillohet në këtë tokë të begatë dhe ende në ditët tona ekziston”.

Ceremonitë që iu kushtuan shkrimtarit të madh rus, që u zhvilluan në Tiranë, Durrës, Shkodër e Berat tregojnë qartë interesin e popullit shqiptar për kulturën ruse, ndërkohë që edhe dialogu politik midis dy vendeve tona është aktiv dhe po vijon interesimi i ndërsjelltë për realizimin e projekteve të ndryshme.

mit/NOA

KOMENTE
  • Luli Ibraimi19:04 - 21 Nëntor 2011
    e se ju nuk jeni mire as pak me trurin,miqesi me rusin?? char jeni duke folur ju