Tiranë, 20 nëntor 2011, NOA – Për katër orë rresh, Bashkia e Pogradecit (pjesërisht), si dhe Komunat Udenisht, Trebinjë, Velçan, Proptisht do të kenë mungesë të furnizimit me energji për shkak të punimeve në nënstacionin Guri i Kuq.
Gjatë punimeve në nënstacionin e Gurit të Kuq, do të kryhet montimi i thikës në dalje të linjës 110 KV, Guri i Kuq-Pogradec, andaj, Operatori i Transmetimit të energjisë OST bën me dije se nesër do të stakohet furnizimi me energji elektrike në këtë nënstacion, nga ora 10.00-14.00.
NOA