Tiranë, 21 nëntor 2011, NOA Update – Policia e Tiranës publikon emrat e të aksidentuarve në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 21.15’, në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit, gjatë përplasjes së dy automjeteve, njëra B.M.V X6, me targa të huaja IKY 3939, e drejtuar nga 32-vjeçari Ledian Gramoz Ruçi, me makinën Mini Coper me targë CG 832 FC, me drejtues Eduart Hysen Canin, 34 vjeç.
Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur shtetaset Pinellopi Stefan Rafti, 18 vjeç dhe 27-vjeçarja Brunilda Vladimir Pinderi, e cila në orën 01.00 ndërroi jetë në spital.
Të plagosurit ishin të tre pasagjerë në mjetin Mini Coper, dhe dy prej tyre janë në spitalin e urgjencës pranë QSUT-së jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Tiranës bën me dije se shkak i aksidentit ishte shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.
Ndërkohë mbrëmë është shoqëruar në polici djali i deputetit Gramoz Ruçi, 32-vjeçari Ledian Ruçi, i cili shpëtoi pa u lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm në qendër të kryeqytetit.
mit/NOA