Durrës, 21 nëntor 2011, NOA/Update – Policia e qytetit të Durrësit ka arrestuar njeriun, i cili dyshohet se ka vrarë rreth një orë më parë 40 vjeçarin. Uniformat blu kanë ndaluar dhe shoqëruar shtetasin Andra Berberi, i cili ka qëlluar me armë zjarri, Luan Pujën. Ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas plagëve të marra në kokë.
Mësohet se pronësia është shkaku i grindjes dhe më pas edhe goditjes për vdekje mes dy personave.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15.00 në lagjen 15 në Durrës, ndërkohë që policia ka nisur hetimin për gjithçka ka ndodhur.
a.q/NOA