English

Prifti këmbëngul: Nuk kam ndërhyrë në videon me Metën

Tiranë, 21 nëntor 2011, NOA - Ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën e Lartë ka mohuar se mund të ketë ndërhyrë në lidhje me video-përgjimin mes tij dhe ish-Zv. Kryeministrit Ilir Meta.

“Çdo gjë që kam deklaruar më herët është e vërtetë. Unë nuk kam ndërhyrë në video dhe materialin nuk ia kam dhënë askujt për të ndërhyrë”, ka deklaruar Prifti. Javën e kaluar Gjykata e Lartë ka rrëzuar të vetmen provë për akuzën për korrupsion ndaj ish-zv.kryeministri Ilir Meta. Bëhet fjalë për kërkesën e prokurorisë për riekspertim të video përgjimit nga ekspertë të huaj duke pranuar ekspertizën e tre ekpertëve shqiptarë.

a.q/NOA

KOMENTE