English

Të drejtat e fëmijëve, Bashkia: 350 fëmijë nën mbikëqyrjen tonë

Tiranë, 21 nëntor 2011, NOA - Nënkryetarja Tabaku priti dhjetra fëmijë të tri qendrave komunitare në sallën e Këshillit Bashkiak, të cilët kishin paraqitur punimet e tyre në një panair pranë rrugës për këmbësorë “Murat Toptani”. Tabaku vizitoi së bashku me fëmijët punimet e tyre ndërsa ata të gjithë së bashku do të evidentonit dëshirat dhe problemet e tyre në një letër drejtuar Kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha.

“Sot janë rreth 100 fëmijë të cilët fatkeqësisht jetojnë dhe punojnë në rrugë, por përmes qendrave sociale që ne kemi, kemi bërë të mundur që ata të integrohen. Ekzistojnë disa qendra sociale me shërbime ditore për këta fëmijë. Çdo ditë, Bashkia e Tiranës trajton 350 të tillë, të cilët nga situata e rrugës ne përpiqemi t’i arsimojmë e edukojmë në një farë mënyre dhe sot në ditën e mbrojtjes së të drejtave të tyre, fëmijët besoj se i patë ishin së pari në Bashkinë e Tiranës dhe së dyti këtu kishin përgatitur disa punime që shprehnin të drejtat e tyre”, tha Tabaku.

Ekzistojnë disa qendra sociale me shërbime ditore për këta fëmijë. Çdo ditë, Bashkia e Tiranës trajton 350 të tillë. Bashkia e Tiranës është duke përgatitur një paketë sociale për të gjithë këta fëmijë, të cilët janë në nevojë, për t’u siguruar këto të drejta bazë dhe sigurisht kjo shkon edhe me regjistrimin e fëmijëve nëpër minibashki dhe aksesin e tyre në arsim.

a.q/NOA

KOMENTE