Durrës, 21 nëntor 2011, NOA – Tronditet sërish qyteti i Durrësit nga një tjetër vrasje brenda pak ditësh. Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri në lagjen 15 të këtij qyteti, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur, raporton agjencia NOA.al.
Kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar policinë pasi janë dëgjuar krismat, madje dëshmitarët pohojnë se kanë parë autorin të largohet nga vendi i ngjarjes.
Informacionet paraprake bëjnë me dije se viktima, i moshës 40 – 45 vjeç është një ish hidraulik dhe banores i lagjes 15. Pak minuta më parë, policia ka gjetur edhe armën e zjarrit në vendin e ngjarjes. (vijon)
a.q/NOA