Tiranë, 21 nëntor 2011, NOA – Në gjyqin ndaj ish – zv.kryeministrit Ilir Meta sot është dëshmuar për ankandin e naftës bruto të Albetrolit të periudhës mars 2010.
Bëhet fjalë për 30 mijë tone naftë bruto për të cilat është zhvilluar ankand. Për të, ka dëshmuar në Gjykatën e Lartë, Bekim Halilaj, pjesëmarrës në ankand.
Vetë Prifti ka dëshmuar se Meta ndërhyri që Halilaj të shpallej fitues.
“Prifti miku im,Meta s’kishte nevojë të ndërhynte. Kam marrë pjesë 2 herë në ankand dhe 2 herë është anuluar. Por, për firmën fituese marrëveshja është bërë para se te behej ankandi”, ka thënë Halilaj.
a.q/NOA