English

Zbulohet origjina e yllit që është arratisur nga Rruga e Qumështit

Holandë, 21 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Është zbuluar origjina e yllit që ishte arratisur nga Rruga e Qumështit: copa yjesh masive dhe gjigande, që sipas teorive më të besueshme, kanë lindur si rrjedhojë e katastrofave kozmike të gjeneruara nga përplasja e tre yjeve.

Diçka e tillë është provuar nga një stimulim i drejtuar nga Simon Portegies Zwart dhe Michiko Fujii i Universitetit holandez të Leida dhe atij japonez të Kagoshima, i cili më pas është publikuar i detajuar në revistën Science, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Në pjesën më të madhe të rasteve, yjet në arrati, lindin nga ndërveprime të forta gravitacionale, mes yjeve të vetme dhe sistemesh yjesh binare.

r.b/NOA

KOMENTE
  • Albos Hajdari14:33 - 21 Nëntor 2011
    muqos interesantos