Korçë, 21 nëntor 2011, NOA- Policia e Korçës mbrëmjen e sotme ka vënë në pranga tre persona të akuzuar për vjedhje me dhunë.
Ka qenë operacioni i koduar “Banesa” ai që ka arrestuar në flagrancë tre të rinj.
15 vjeçari me iniciale G.K, 32 vjeçari Endri Toroveci, i punësuar si punonjës policie në burgun e këtij qyteti, 19 vjeçari Marjus Shkëmbi që të tre banues në Korçë, kanë rënë në duart e policisë pasi për një periudhë të gjatë kohe në bashkëpunim me njeri-tjetrin në mënyrë sistematike për gjatë një viti kanë kanosur e kërcënuar me thikë, duke i kërkuar e marrë sasi të ndryshme lekësh dhe sende të tjera si varëse floriri shtetasit me iniciale V.K 16 vjeç, banues në fshatin Polenë të Korçës, nxënës në vitin e dytë në shkollën e mesme “Raqi Qirinxhi”.
Ndërkaq nga ana e punonjësve të policisë të prangosurve iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2000 mijë lekë të reja, të cilat i janë marrë të dëmtuarit, një armë e ftohtë (thikë), një autoveturë me targa KO 7454 B, në pronësi të shtetasit Endri Toroveci.
Lidhur me këtë rast Prokuroria e Korçës nisi hetimet për veprat penale, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” dhe “Vjedhje me dhunë”.
a.y/NOA