Lezhë, 22 nëntor 2011, NOA – Pas arrestimit të dy mjekëve durrsakë për pakujdesi gjatë operimit të volejbollistit Juxhin Guza, pak ditë më parë, mbrëmë ka rënë në prangat e policisë edhe një mjek kirurg nga qyteti i Lezhës.
Me peshën e dy vdekjeve mbi shpinë, mjeku kirurg Ndue Çupi është arrestuar në orët e vona të së hënës, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.
Mjeku 55-vjeçar akuzohet për pakujdesi gjatë mjekimit të një të moshuare dhe një 51-vjeçari, që të dy të vdekur pas operacionit të kryer nga ky mjek.
Kanë qenë familjarët e të moshuarës, që ishte operuar nga një gur në tëmth, që e kanë denoncuar Çupin në policinë e qytetit.
Sipas policisë, katër ditë pas operacionit e moshuara kishte ndërruar jetë, duke lënë hije të forta dyshimi për pakujdesinë e mjekut, që e kishte ndjekur atë gjatë operimit.
Gjithashtu rast tjetër është ai i 51-vjeçarit Mark Ndoi, që ndërroi jetë një javë pas operimit, një ngjarje, që ndodhi gjashtë muaj më parë. Vijon...
mit/NOA