English

Berisha: Ekonomia shqiptare, zhvillim me ritme të shpejta

Tel Aviv, 22 nëntor 2011, NOA - Në ditën e tretë të vizitës së tij në Izrael, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë së Tel Aviv-it, zotin Ron Huldai. Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që takohej me kryetarin e Bashkisë të një prej qyteteve më të bukura dhe më të zhvilluara të botës. Kryeministri foli për masat e marra për sa i përket uljes së barrës fiskale, zvogëlimin në maksimum të pengesave burokratike, krijimit të një klime tërheqëse për investimet e huaja, të cilat po shtohen nga dita në ditë, shtimit të eksporteve, zbatimit të suksesshëm të projekteve të rëndësishme infrastrukturore. Duke shprehur dëshirën për të shkëmbyer eksperiencën me bashkinë e një qyteti të zhvilluar si Tel Aviv-i, Kryeministri Berisha u shpreh se Kryetari i Bashkisë së Tiranës po adapton standarde të larta për sa i përket zhvillimit të një klime miqësore ndaj biznesit dhe përthithjes së investimeve të huaja në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tel Aviv-it, Ron Huldai i dha Kryeministri Berisha në shenjë simbolike Pasaportën e qytetit të Tel Aviv-it. Po kështu, kryeministri Berisha në vizitën e tij zyrtare në Izrael i ka krijuar një hapësirë edhe takimeve me biznesin duke iu dhënë garanci të plota për të investuar në Shqipëri.Një takim të veçantë shefi i qeverisë ka ofruar edhe për një prej kompanive më të mëdha të rajonit për kërkimin e gazit dhe naftës në det, ILDC Emanuelle Adriatic Energy.Kjo kompani ka gati një projekt investimi në bregdetin shqiptar dhe është një prej më të specializuarave në këtë fushë. Kryeministri garantoi presidentin e kompanisë izralite e cila ka nisur procedurat për invesdtimet në vendin tonë për një lehtësi në kryerjen e aktivitetit të saj në ujrat shqiptare.

a.q/NOA

KOMENTE