SHBA, 22 nëntor NOA - Unë të dhashë famën dhe unë sërish do të shkatërroj. Është kjo pak a shumë motoja e Demi Moore, pas deklaratës së dhënë pas divorcit zyrtar nga bashkëshorti Ashton Kutcher. E dobësuar dhe e lënduar nga ndarja me Ashton, me të cilin ka kaluar 6 vite martesë, Moore është e gatshme ta ndëshkojë ekonomikisht, pasi ajo pohon faktin se ka qenë kontributi më i rëndësishëm në suksesin e tij. Aktorja bukuroshe 49-vjeçare ka shkuar në një histori tepër të trishto me djaloshin i cili ishte 16 vite më i vogël se ajo: tradhti, divorc, luftë ligjore dhe ekonomike. Sipas të përjavshmes britanike Daily Mail, është bërë e ditur se Moore kërkon një veprim ligjor nga i cili të do marrë një pjesë t pasurisë që Kutcher ka arritur të grumbullojë vitet e fundit. r.b/NOA