English

Droga e re, Policia: “Fentanyl”, medikament mjekësor

Tiranë, 21 nëntor 2011, NOA- Nëpërmjet një deklarate zyrtare Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit sqaron opinionin publik se pretendimet e ngritura në një shkrim të publikuar në një të përditshme të sotme, me titull “Alarmi grek nga Shqipëria po vjen droga e re Fentanyl”, janë të pasakta dhe të pabazuara në fakte.

Duke e cilësuar këtë shkrim të pavërtetë, sqarohet opinioni publik se në asnjë prej komunikimeve zyrtare të Policisë së Shtetit me autoritetet e zbatimit të ligjit të vendeve të tjera, përfshirë dhe Greqinë, po ashtu dhe Interpol, nuk ka asnjë informacion që të kenë kapur “Fentanyl” me origjinë nga Shqipëria.

Në qëndrim theksohet edhe një herë se pretendimet e ngritura janë të pabazuara në fakte dhe sqarohet se “Fentanyl” është një medikament mjekësor, që jepet vetëm në kushte shumë të veçanta, sipas përcaktimeve të bëra në ligjin nr.7975, datë 26.07.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”. Tabelat e lëndëve të përcaktuara në këtë ligj janë përpiluar sipas Konventës Unike për Barnat Narkotikë të vitit 1961 dhe Konventës për Lëndët Psikotrope të vitit 1971 dhe “Fentanyl” është një medikament që njihet prej vitit 1961.

a.y/NOA

KOMENTE
  • ylli21:18 - 21 Nëntor 2011
    kjo eshte dobesia e shtetit te mbaruar. po nese shtete me te vertete? ti deklaraten beje per politik por ate qe e ka shkruar thirre dhe te te jape faktet.jo keshtu