English

Gjinekologu fotografonte pacientet, zbulohen 35 mijë poza

Gjermani, 22 nëntor NOA - Në botën e tij profesionale i akomodonte klientët e tij në shtratin e gjinekologut dhe i kontrollonte ata me devotshmërinë më të madhe. Në krahun tjetër, fshehurazi, ai bënte fotografi të pjesëve të tyre intime. Më shumë se 700 femra gjermane kanë ngritur padi kundër gjinekologut të tyre i cili, sipas hetuesve, ka fotografuar të paktën 3 mijë pacient duke patur më shumë se 35 mijë fotografi. Për momentin, prokuroria ka arritur të gjejë identitetin e 800 viktimave të mjekut, i cili ka një studio të tijën në qytezën e Schifferstadt, në Renania-Palatinato. Gjinekologu është akuzuar për dhunim të jetës private nëpërmjet fotografive që ka kapur, i cili është një krim që mund të procedohet në Gjermani vetëm në rast se viktima ngre padi. r.b/NOA

KOMENTE