English

Godo në Sanatorium, vuan nga mushkëritë

Tiranë, 22 nëntor 2011, NOA - Politikani i njohur, themeluesi i Partisë Republikane, dhe drejtuesi i saj për 7 vjet Sabri Godo ndodhet nën kujdesin e mjekëve në reanimacionin e spitalit të Mushkërive, në Sauk të Tiranës. Sipas mjekëve, Godo vuan nga likidi pleural (ujëmushkëri). Politikani 82 vjeçar është shtruar dje me urgjencë në reanimacion dhe krahas mjekëve për të po kujdeset edhe vajza e tij, Anila Godo, ish ministre e shëndetësisë. Godo ka dhënë sot shenja të qarta përmirësimi.

a.q/NOA

KOMENTE