Milano, 22 nëntor NOA - Në ndeshjen e parë nuk ishte i pranishëm dhe “hakmarrja” e tij e parë nuk erdhi. Ditën e mërkurë ai do të jetë në fushë që nga minuta e parë në rolin e një predatori dhe bëhet fjalë për Zlatan Ibrahimovic, që do të kërkojë prenë Pep Guardiola, mbi të cilin duhet thënë se deklaratat nuk kanë qenë ndonjëherë të përmbajtura. Suedezi do të sfidojë për herë të parë Barcelonën si një ish-lojtar i kësaj skuadre dhe tek Milani shpresojnë se motivimi i tij do të shtyjë skuadrën drejt një fitoreje tepër të rëndësishme. r.b/NOA