Uashington, 22 nëntor 2011, NOA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërmarrin sanksione edhe më të ashpra ndaj personave dhe sipërmarrjeve, që ndihmojnë zhvillimin e sektorit të naftës dhe industrisë kimike iraniane, për efekt të programit bërthamor, informon agjencia e lajmeve NOA.al.
Këtë e lajmëroi vetë presidenti amerikan Barack Obama, ndërsa firmosi dekretin përkatës.
Sanksionet amerikane në sektorin e naftës-kimike parashikojnë më shumë se 250 mijë dollarë gjobë kundër transaksioneve individuale, apo transaksione të ndryshme që do ta rritnin shumën në 1 milion dollarë në harkun kohor të një viti.
mit/NOA