English

Krasic-Juventus, divorci përgatitet në janar

Torino, 22 nëntor NOA - Me sa duket po vjen dhe momenti që Milos Krasic do të largohet nga ekipi i Juventusit. Mesfushori 27-vjeçar serb për të disatën herë ka përfunduar në tribunë dhe në lidhje me këtë fakt agjenti i tij Dejan Joksimovic ka deklaruar: Conte nuk e dëshiron Krasic. Milos duhet të luajë dhe më e mirë për të do të ishte të gjenim një tjetër skuadër. Ka shumë skuadra të cilat janë të gatshme të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e Krasic. Si Chelsea ashtu dhe Manchester City kanë shfaqur interes or mesfushorin e Juventusit, por bardhë e zinjtë gjithmonë i kanë refuzuar ofertat e tyre. Joksimovic ka theksuar gjithashtu se Juventusi duhet të marrë një vendim të shpejtë pasi në rast se Krasic vazhdon të mos jetë i pranishëm në formacion atëherë vlera e tij do të bie dhe si rrjedhojë pritet që serbi të largohet nga Juventusi që në muajin janar. r.b/NOA

KOMENTE