English

Leka Zogu del nga gjendja kritike

Tiranë, 21 nëntor 2011, NOA- Familja e Leka Zogut të I-rë ka reaguar ditën e sotme lidhur me gjendjen shëndetësore të pretendentit për fronin mbretëror.

Sipas njoftimit të familjarëve thuhet se Leka Zogu i I-rë ka dalë nga gjendja kritike.

Ndërsa sipas raportit mjekësor të Profesor Mentor Petrela thuhet se, “Leka Zogu i I-rë ka dalë nga gjendja kritike dhe po i nënshtrohet terapive të nevojshme të rutinës. Ndërkohë ka filluar edhe procesi i rehabilitimit të tij”.

Leka Zogu i I-rë është shtruar në spitalin QSUT Tiranë para 4 ditësh dhe gjatë kësaj kohe ka patur vizita të shumta nga personalitete nga Shqipëria e Kosova si dhe nga qytetarë të ndryshëm.

I sëmuri Leka Zogu i parë dhe djali i tij Leka i II-të në qëndrimin zyrtar kanë shprehur falenderimet dhe mirënjohjen e tyre ndaj të gjithë njerëzve që u gjenden pranë në këto ditë.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Shkelqim Xingo18:02 - 21 Nëntor 2011
    rofsh perjete :)