Tripoli, 22 nëntor 2011, NOA – Qeveria e përkohshme e Libisë, Këshilli Kombëtar i Tranzicionit emëroi disa ministra të rinj në kabinetin qeveritar të drejtuar nga Abdurrahim El Keib, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Ishte vetë kryeministri El Keib që publikoi në një konferencë për shtyp emrat e rinj të qeverisë.
Kështu, Komandanti ushtarak në Zintan, Osama al-Juwali u emërua ministër i Mbrojtjes; Ibrahim Dabbashi, ministër i Jashtëm; Hassan Ziglam, ministër i Naftës; dhe Ali Tarhouni, ministër i Financave.
mit/NOA