English

LSI: Prifti, mashtrues i madh

Tiranë, 22 nëntor 2011, NOA – Lëvizja Socialiste deklarons se do të nisë një proces gjyqësor ndaj ish eksponentit të saj, Dritan Prifti.

Sekretari i përgjithshëm, Luan Rama tha sot gjatë një komunikimi me median se vetë dëshmitari i prokurorisë provoi dje me fakte falsitetin e akuzave të ish-ministrit të ekonomisë Dritan Prifti.

“Sipas dëshmitarit Bekim Halilaj dhe dokumenteve që ai referon, se pronari i kompanisë, është ortak me bashkëshorten e Priftit në kompaninë e tullave. Kjo provon konflikt interesi, pazare korruptive që nga zhvillimet e djeshme e shndërrojnë procesin ndaj Metës në proces të mbyllur për të çelur një ndaj dëshmitarit të prokurorisë, Priftit”, tha Luan Rama.

“Arsyeja që i parashtroj sot lidhet me faktin që jemi të vendosur të realizojmë transparencën ndaj publikut, por edhe të nënvizojmë që akuza është ngritur mbi dëshmi dhe prova të falsifikuara të një dëshmitari që në cdo seancë sa vjen e vihet përballë faktesh që provojnë falsitetin e akuzës”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i LSI-së.

a.q/NOA

KOMENTE