English

Ndërhyrje estetike, rritet numri i meshkujve, femrat kundër

SHBA, 22 nëntor NOA - Epoka e “maçove” natyral duhet thënë se është gjithnjë e më shumë drejt perëndimit. Në Shtetet e Bashkuara të dhënat e publikuara nga ASAPS tregojnë se që nga viti 1997 e deri në ditët e sotme është rritur me 88% numri i pacientëve meshkujt që I nënshtrohen ndërhyrjeve estetike. Në Itali, bazuar në të dhënat e SICPRE, gjashtë burra në 100 kanë kryer një ndërhyrje estetike mashkullore. Në krahun tjetër femrat janë tepër skeptike përballë një fakti të tillë duke e kundërshtuar atë. Një kampion prej 100 femrash nga mosha 26 deri në 52 deklarojnë që bukuria e një mashkulli është kënaqësi plus, por jo diçka thelbësore. r.b/NOA

KOMENTE