Tiranë, 22 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 22 nëntor 2011.
Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: “Debatet për buxhetin. Shaqiri: SHISH ka mbetur me 15 makina, dieta vetëm për 11 agjentë”. Argumente të tjerë: “Nudot kubiste të Bujar Zajmit”; “Vdes në spital 28-vjeçarja, arrestohet djali i Gramoz Ruçit dhe shoferi i plagosur”; “Zjarri shkrumbon 35 dyqane, dhe 1.5 ton fishekzjarre”; “Partitë e vogla: Lista të hapura dhe proporcional të korrektuar”; “Vret hidraulikun, arrestohet 65-vjeçari nga Durrësi”; “Kritika e Lubonjës ndaj librave të Kadaresë dhe Ramës, opinion nga Ardian Vehbiu”.
Gazeta “Shqip” çelet me argumentin kryesor të ditës: “Buxheti, qeveria shtrëngon rripin”.
Tituj të tjerë: “Tirana tri orë nën flakë, zjarr në fabrikën e fishekzjarreve”; “Durrës vritet me plumb në kokë elektriçisti”; “Dritan Prifti: Ilir Meta më ofroi 700 mijë euro dhe 1 mln dollarë”; “Reforma perverse për zgjedhjet e presidentit në Kosovë, opinion nga Adri Nurellari”; “21 janari dhe rënia e shtetit, opinion nga Andrea Stefani”; “Zbulohen dy bashkëpunëtorët e hungarezit”; Zgjedhjet e rektorëve të rinj, fituesit shpallen në janar”; “Euro një ëndërr e dështuar”.
E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor të ditës: “Për video-përgjimin. Gjyqi i Metës, zbardhet dëshmia e plotë e Dritan Priftit”. “Aksidenti, vdes në spital parukierja 28-vjeçare, arrestohet djali i Gramoz Ruçit”; “Berisha në Izrael: Procesi i paqes u sabotua nga Palestina”; “Zjarri në magazinën e fishekzjarreve, shkrumbohen 40 dyqane në Tiranë”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Ankandi i naftës, Prifti: Mua e Metës na ofruan 1mln dollarë”. Argumente të tjerë: “Pavarësia dhe sindromi i Vlorës, opinion nga Fatmir Toçi”; “Hidrauliku vret me kallash fqinjin. Nuk më dha hakun e punës”;
“Lufta me flakët, shkrumbohen magazinat nga zjarri”; “Dëshmitarja: Momentet e fundit të Brunildës’; Darka sekrete e Dritëroit me ish-gruan ruse dhe djalin e tyre”; “
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës shkrimin me titull: “Shqipëria është pa SHISH, ka vetëm 11 agjentë në terren”. Tituj të tjerë të gazetës: “Dëshmia, Dritan Prifti: Ilir Meta, Berisha dhe përgjimet”; “Ligji: 1500 euro gjobë po nuk tregove kazanin e zjerrjes së rakisë”; “Lubonja dhe dy faqe të gënjeshtrës, opinion nga Ardian Vehbiu”; “Haxhi-Qamili sot do të ishte Kryetare Kuvendi grua, intervistë me Mustafa Nano”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
mit/NOA