Tiranë, 22 nëntor 2011, NOA – Në 103 vjetorin e Kongresit të Manastirit, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet mbështet protestën e shoqatave arsimtare shqiptare në Maqedoni për deformimin e historisë së kombit shqiptar.
Në deklaratën për shtyp kjo forcë politike thekson se, shtetet multietnike si Maqedonia duhet të respektojnë në tërësi historinë e kombeve përbërëse të tyre. Historia e kombit shqiptar është një histori mijravjeçare e lavdishme dhe nuk mund të përçundohet nga asnjë komb i ri i gadishullit ballkanik.
“Fryma ballkanike bizantino-osmane nuk ka më vend. Sot, të gjithë kombet e gadishullit tonë duhet të pranojnë që të tregojnë të vërtetën historike pa ngjyrime politike a shoviniste. Kombi shqiptar nuk ka frikë nga e vërteta” theksohet në deklaratën e PDIU-së.
a.q/NOA