English

Plagosi gjatë mitingut të PS-së, kapet 18 vjeçari

Tiranë, 22 nëntor 2011, NOA - Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit në Policinë e Tiranës, ka arrestuar sot të kërkuarin për plagosje të rëndë me dashje, Kristo Kodra, 18 vjeç, banues në Tiranë.

18 vjeçari dyshohet se më datë 12 Prill 2011 në zonën e Komunës së Parisit, përgjatë momenteve të zhvillimit të fushatës së Subjektit Politik Partia Socialiste e Shqipërisë, ka plagosur rëndë me armë të ftohtë thikë 22 vjecarin Ali Doçi.

Këtë plagosje dyshohet se e ka realizuar në bashkëpunim me shtetasin Arben Ristani, i cili aktualisht ndodhet i arrestuar.

a.q/NOA

KOMENTE