Tiranë, 21 nëntor 2011, NOA- (Update) Situata që ka përfshirë fabrikën e fishekzjarreve në kryqëzimin e Unazës së Re në Tiranë, po rëndohet së tepërmi.
Sipas korrespodentit të agjencisë së lajmeve Noa.al në vendngjarje thuhet se krahas fabrikës dy biznese dhe një banesë janë përfshirë nga flakët e zjarrit ndërsa flakët po vijojnë të përhapen më tej.
Për të mbajtur situatën nën kontroll forcat zjarrfikëse të kryeqytetit dhe ato të qytetit të Durrësit janë grumbulluar së bashku dhe po luftojmë për vënien nën kontroll të tyre.
Mësohet se pavarësisht punës së vazhdueshme shpërthimet e lëndëve plasëse të fishekzjarreve janë shpeshtuar së tepërmi, ndërsa banorët e zonave përreth janë evakuar.
Theksohet se në afërsi të vatrës së zjarrit ndodhet edhe një dyqan bombolash gazi si dhe një pikë karburanti në një largësi jo më tepër se 15 metër, të cilat po mbahen nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.
Sakaq edhe punonjësit e forcave zjarrfikëse janë në rrezik si rrjedhojë e shpërthimit të vazhdueshëm të fishekzjarreve.
a.y/NOA