English

Rihanna: Dua një mashkull agresiv

SHBA, 22 nëntor NOA - Rihanna ka publikuar albumin e saj të ri “Talk That Talk” dhe ka lançuar më tregun e këngëve “You Da One” – i prodhuar nga Dr. Luke. Ndërkohë këngëtarja ka arritur të bëjë një promocion të jashtëzakonshëm dhe në shfaqjen televizive Ellen DeGeneresconfessa: “Jam beqare dhe nuk kam aspak kohë për një histori të re. Më pëlqejnë meshkujt agresiv”. “Nuk jam e lumtur duke qëndruar vetëm, por është diçka e paevitueshme – tregon ajo – kjo që nga momenti që pjesa më e madhe e jetës sime po kalon duke punuar”. “Mund të them se jeta ime private është inekzistente. Kam një dobësi të veçantë për meshkujt misterioz dhe në të njëjtën kohë agresiv dhe të sigurt në vetvete. Më pëlqejnë rolet dhe një mashkull ideal duhet të më bëjë të ndihem një grua e vërtetë. r.b/NOA

KOMENTE