English

Shqipëri – Japoni, nisin bisedimet për heqjen e vizave

Japoni, 22 nëntor 2011, NOA - Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, nisi turin e vizitave të tij zyrtare në Azi, ku vendqëndrimi i parë ishte Japonia. Gjatë vizitës në Japoni, Ministri Haxhinasto u prit në një takim të veçantë nga Ministri Japonez i Punëve të Jashtme, Koichiro Gemba. Kjo vizitë bëhet në përvjetorin e 20-të të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ndërsa duhet edhe një vit për të festuar 90- vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

“Një nga objektivat parësore të politikës së jashtme shqiptare, - tha z. Haxhinasto, - mbetet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptare, si dhe e të huajve në vendin tonë”.

Në këtë kuadër, Ministri Haxhinasto tha se është koha që të hiqen vizat për shtetasit shqiptarë për të vizituar Japoninë, duke shtuar se heqja e vizave do të sjellë më afër dy popujt tanë, si dhe do të krijojë mundësi të mëdha bashkëpunimi për komunitetet e biznesit të dy vendeve.

a.q/NOA

KOMENTE