English

Thaçi: Qeveria, garante e rendit, ligjit e drejtësisë

Prishtinë, 21 nëntor 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi mori pjesë sot në takimin e Bordit të Përbashkët Koordinues për Sundimin e Rendit dhe Ligjit.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast Thaçi tha se, sundimi i rendit dhe ligjit mbetet një ndër prioritetet e renditur në axhendën e Qeverisë.

Sipas tij, sundimi i ligjit si një parakusht për funksionimin normal të shtetit dhe shoqërisë është dhe mbetet vlera më e çmuar e shoqërive moderne.

“Shtrirja e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës, zbatimi i plotë i ligjeve, zbatimi i axhendës evropiane, janë disa nga sfidat që ne ballafaqohemi çdo ditë dhe kërkojnë një përkushtim dhe angazhim të përbashkët nga të gjithë ne”, u shpreh Thaçi.

Në këtë linjë ai bëri thirrje që të gjithë së bashku të përkushtohen maksimalisht për luftimin e këtyre dukurive dhe sigurimin e një ambienti ku të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ai tha se, Qeveria që ai drejton mbetet e përkushtuar për krijimin e një ambienti ku mbizotëron rendi dhe ligji dhe drejtësia.

a.y/NOA

KOMENTE