English

Topalli – Krasniqi: Koha për bashkëpunim mes komisioneve

Tiranë, 22 nëntor 2011, NOA - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli priti sot në takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi.

Në takim u theksua domosdoshmëria e rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik.

Rruga e Kombit dhe vijimi i saj me 38 kilomentrat e parë në Kosovë kanë krijuar tashmë mundësi edhe më të afërt bashkëpunimi politik, ekonomik dhe njerëzor mes dy shteteve por edhe me vendet e rajonit.

Dy Kryetarët e Kuvendeve ndanë mendimin se Komisionet parlamentare kanë një rol thelbësor në reformat legjislative, në arsim, ekonomi, turizëm etj. Ndaj dhe është koha që bashkëpunimi reciprok mes delegacionesh parlamentare të forcohet edhe më tej me një axhendë konkrete takimesh edhe më të shpeshta.

a.q/NOA

KOMENTE