English

Vetëvaret 59 vjeçari, vuante nga depresioni

Vlorë, 22 nëntor - Në orët e para të mëngjesit një person është vetëvarur në lagjen “4 Heronjtë” në Vlorë . Nga veprimet e kryera ka rezultuar se shtetasi K. Xh., 59 vjeç lindur në Velçë e banues në Vlorë është gjetur i vetëvaruar në një pemë ulliri në bahçen e shtëpisë së vëllait të tij, të pabanuar.

Nga deklarimet e anëtarëve të familjes së tij, prej rreth një viti ky shtetas vuante dhe kurohej nga depresioni.

a.q/NOA

KOMENTE