English

Buxheti 2012, voton vetëm mazhoranca

Tiranë, 23 nëntor 2011, NOA – Mazhoranca në Komsionin Kuvendor të Ekonomisë ka votuar në parim propozimin e qeverisë për buxhetin e vitit 2012. Pr/buxheti i vitti 2012 ka shkaktuar debate të forta në Komisionin e Ekonomisë midis opozitës dhe mazhoransës. Përfaqësuesit e opozitës në këtë komision, e kanë cilësuar qesharak pr/buxhetin e viti 2012 të propozuar nga mazhoranca. “Me buxhetet e lëna në dispozicion ministrat nuk janë në gjendje të përmbushin objektivat, ndërkohë ka akuzuar ministrat se më gjysëm zëri pranojnë se buxheti i'u del. Pika më e dobët e pr/buxhetit të vitit 2012 është financimi i institucioneve të pavarura, si prokuroria, KLSH dhe gjyqësori”, tha deputetja socialiste, Mimi Kodheli. Deputetet e mazhorancë nga ana e tyre kanë akuzuar opozitën se nuk jep asnjë ide apo propozim konkret, por bën vetëm propagandë.

a.q/NOA

KOMENTE