English

Dita e dytë e negociatave, pa marrëveshje

Bruksel, 22 nëntor 2011, NOA- Raundi i radhës i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë ka përfunduar pa marrëveshje.

Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, ka konfirmuar se ka pasur ndryshim të qëndrimeve për përfaqësimin rajonal të Kosovës, por ka vënë në dukje se mes Prishtinës dhe Beogradit, ka ende dallime konceptuale.

Ajo, ka deklaruar se është e zhgënjyer që, përveç diplomës, nuk ka marrëveshje për çështje të tjera të diskutueshme, si energjia elektrike dhe telekomunikimi.

Bashkimi Europian, përmes një komunikate për media, ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për diplomat, dhe e ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e takimit mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sakaq edhe pse ka pasur një afrim qëndrimesh të dy palëve lidhur me përfaqësimin rajonal të Prishtinës, ende nuk ka marrëveshje, ka deklaruar Borislav Stefanoviç ndërsa rundi tjetër i bisedimeve pritet të mbahet në javën e ardhshme.

a.y/NOA

KOMENTE