English

Gazsjellësi Trans Adriatik, METE nis negociatat për kushtet

Tiranë, 23 nëntor 2011, NOA - Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Gazsjellësi Trans Adriatik AG (TAP) kanë filluar sot negocimin e një Kontrate Lejeje me Vendin Pritës, e cila përcakton kërkesat specifike që duhet të ndiqen gjatë zbatimit të projektit. Marrëveshja do të përcaktojë termat dhe kushtet sipas të cilave do të sigurohet zhvillimi, ndërtimi dhe funksionimi i tubacionit nëpërmjet një kuadri ligjërisht të detyrueshëm. Palët janë të angazhuara që të përfundojnë negociatat në përputhje me afatet kohore që përcaktohen nga projekti i Fazës II të Shah Deniz në Azerbajxhan.

“Kemi përshtatur legjislacionin e nevojshëm, dhe krijuar të gjitha lehtësirat për të filluar negociatat teknike me këtë Konsorcium Investitorësh të rëndësishëm në fushën e energjisë”, tha ministri Naço.

Kjetil Tungland, Drejtori i Përgjithshëm i Gazsjellësit Trans, tha se, Shqipëria do të luaj një rol të rëndësishëm në hapjen e korridorit jugor të gazit, duke siguruar të ardhmen e energjisë së BE-së përfshirë edhe Evropën Juglindore.

TAP dhe Shqipëria

Fillimi i negociatave për një Kontratë Lejeje me Vendin Pritës është zhvillimi më i fundit mes një numri zhvillimesh pozitive për TAP në Shqipëri këtë vit:

• Në korrik është nënshkruar me Qeverinë një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi për të parë mundësinë e lidhjes së një projekti të madh rajonal të gazit natyror, Gazsjellësi Jonian Adriatik me TAP në një pikë lidhëse në Shqipëri.

• Në shtator u paraqitën Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë aplikime për përjashtimin nga Palët e Treta duke i bërë të mundur TAP të hyjë në marrëveshje afat-gjata transportimi apo pagese për Transportin e Gazit me transportuesit e gazit Shah Deniz II.

• Këtë verë TAP ka kryer gjithashtu një Vlerësim të hollësishëm të Ndikimit Mjedisor dhe Social në Shqipëri, që përfshiu ndërveprime dhe takime me autoritetet kombëtare dhe rajonale dhe një sërë takimesh me komunitetin në qytetet dhe fshatrat përgjatë gjurmës së tubacionit.

a.q/NOA

KOMENTE