Tiranë, 23 nëntor 2011, NOA - Gjykata e Tiranë ka lënë të lirë Ledian Ruçin, djalin e deputetit të PS-së Gramoz Ruçi i cili u përfshi në një aksident në kryeqytet ku si pasojë gjeti vdekjen një 27-vjeçare, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Seanca e rrallë gjyqësore u zhvillua në Spitalin Ushtarak, ku prej disa ditësh qëndrojnë të shtruar për shkak të plagëve të marra, Ledian Ruçi dhe Eduard Cani. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për “detyrim paraqitje” për Ruçin, ndërsa ka vendosur “arrest me burg” për drejtuesin tjetër të makinës, Cani. Prokuroria ka argumentuar se Eduard Cani nuk ka respektuar semaforin. Aksidenti ndodhi 3 ditë më parë, në kryqezimin e Bulevardit “Bajram Curri” me Rrugën e Elbasanit, ku automjeti tip “Mini Cooper”, me targa CG 832 SC, drejtuar nga shtetasi Edi Lika është përplasur me automjetin tip “ BMV X6”, me targa IKY3939, drejtuar nga Ledian Ruçi. Si pasojë,u plagosën gjithashtu edhe Pinellopi Rafti 18 vjeç dhe Brunilda Pinderi 27 vjeç, ku kjo e fundit pas disa orësh në ndërroi jetë.
a.q/NOA