English

Goditje me thikë pas shpine në festën e Hallowen, kapet autori

Sesto Fiorentino, 22 nëntor 2011, NOA- I armatosur me thikë, natën e Halloween plagosi rëndë një 20 vjeçar shqiptar duke e goditur pas shpine gjatë kohës që ky i fundit ishte në radhë për të hyrë në lokal.

Është kjo akuza që çoi në arrestimin nga ana e policisë italianenjë 22 vjeçari egjiptian, banues në Sesto Fiorentino.

Siç informona NOA.al, agresori i cili kishte kontakte në rrjetin social Facebook, me disa miq të viktimës, u identifikua nga policia falë disa verifikimeve të bëra në profilin e hapur në rrjet.

Sipas policisë italiane thuhet se shqiptari kishte pasur të bënte disa herë me agresorin, pasi e kishte takuar në qendrën e qytetit dhe në disa lokale.

Ndërkaq dy të rinjtë vetëm pak ditë pas ngjarjes kishin pasur një zënkë pasi ishin takuar rastësisht në qendër të qytetit.

Ndër të tjera sipas policisë thuhet se egjiptiane edhe verën e kaluar kishte tentuar ta qëllonte me thikë, të riun shqiptar në një diskotekë fiorentine.

Disa ditë pas ngjarjes agresori ishte dëgjuar nga disa dëshmitarë teksa pranonte se kishte qëlluar me thikë shqiptarin, pasi ishte sjellë keq me të, duke e shpjeguar aktin e tij me fjalët, “e meritonte”

a.y/NOA

KOMENTE