Reggio Calabria, 23 nëntor 2011, NOA – Të ardhura materiale në një shumë prej 1 milion e 125 mijë eurosh, janë sekuestruar nga karaninierët në kuadër të një hetimi të nisur nga organi i akuzës i rajonit jugor Reggio Calabria, në Itali, informon agjencia e lajmeve NOA.al.
Prokuroria dyshon për një mashtrim me fondet e Bashkimit Evropian dhe devijimin e financimeve.
Në hetim janë përfshirë 15 persona, mes tyre, sipërmarrës në bujqësi, në sektorin e përpunimit të vajit, punonjës qendrash të asistencës në agrikulturë në provincën e Reggio Calabria-s.
mit/NOA